Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 07:00

Tiranë – Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit në Bashkëpunim me USAID-Rritje Albania kanë hartuar një projektligj të ri për të drejtat e autorit, i cili pritet të kaloj në Këshillim e Ministrave brenda muajit qershor. Projektligji i hartuar nga ekspertë të fushës është raundin e tij të tretë që konsiston në konsultimin publik përpara kalimit në proçedurat e  miratimit, ndaj në këtë kuadër u zhvillua paraditen e sotme në Hotel “Mondial” takimi “E drejta e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura 5-vjet zhvillime në Shqipëri”.

Drejtorja e ZSHDA-së Nikoleta Gjordeni, u shpreh për mediat se projektligji plotëson të gjitha vakumet e ligjit aktual dhe siguron përputhjen me marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas saj, projektligji i ri është i qartë dhe lehtësishtë i referueshëm dhe ai do të shoqërohet me paketën ligjore në Kodin Penal dhe Kodin e Proçedurës Penale në mënyrë që autorët të kenë të gjithë mjetet e duhura në rast cënimi të të drejtave të tyre. Projektligji i ri, për hartimin e të cilit është bërë konslutimi edhe me grupet e interest, konsiston edhe në rikonceptimin e strukturave përkatëse të të drejtës së autorit. I pranishëm në takimin e sotëm ishte edhe një nga hartuesit kryesorë të projektligjit, përfaqësues i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Mihaly Ficsor.

Ky i fundit u shpreh se projektligji i ri është rezultat i kontributit që ka ardhur nga puna disa vjeçare e ekspertëve të ndryshëm nga Franca, Greqia, etj. “Pjesa më e rëndësishme e ligjit është përputhja me direktivat europiane”, tha Fiscor. E pranishme në takim ishte edhe zv/ministrja e MTKRS-së, Suzana Turku u shpreh se sfidë mbetet informimi i publikut. “Pronësia intelektuale është dhe do të jetë në fokus të MTKRS-së për ta vendosur kulturën në funksion të mirëqënies”, tha Turku.  Projekt-Ligji i ri është hartuar në kuadër të një projekti të Bashkimit Europian. Ky takim u zhvillua në prag të Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale,26 prillit. (LajmeShqip.com)