Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 11:10

Triranë – Edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dhe në vendet fqinje orët nesër do të lëvizin 60 minuta përpara, një ndryshim ky që ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.

Në orën 02:00 të ditës së nesërme, akrepat do të shkojnë një orë para. Orët do të kthehen një orë pas në datën 30 tetor 2010, kur akrepat të tregojnë orën 04:00.

Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën ta çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma europiane vendosë në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.