Lajme Shqip Monday, 15 July 2013 17:30

Tiranë – Deputeti Taulant Balla është gjobitur sërish gjatë ditës së sotme nga ana e Gjykatës së Tiranës, për akuzat e tij ndaj Familjes së kryeministrit në ikje, Sali Berisha.
Këtë radhë Balla është gjobitur me 10 milion lekë të vjetra, pas padisë së dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, shkruan tema. 
Sipas vendimit të gjykatës, Balla i ka shkaktuar dëm moral dhe në imazh dhëndrit të Berishës, i cili kërkonte si dëmshpërblim për akuzat e Ballës 20 milion lekë të vjetra.
Po gjatë ditës së sotme, Balla ka pasur edhe një proces gjyqësor me vajzën e Berishës, argita Malltezi. Procesi në këtë rast nuk është mbyllur ende, ndërkohë që Balla, ashtu si shumë deputetë të tjerë socialistë, është gjobitur disa herë nga gjykata për akuzat e ngritura ndaj Familjes.