Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 14:56

Tiranë – Është paralajmëruar pasdite një takim midis përfaqësuesve të minatorëve dhe drejtuesve të kompanisë ACR.

Takimi do të zhvillohet në orën 16:00, në prani të përfaqësuesve të Bashkisë së Bulqizës.

Kompania ACR vendosi kusht për negociata mosmarrjen pjesë në takim të përfaqësuesve të sindikatës. Ndërkohë grevistët në thellësitë e minierës po kalojnë ditën e tyre të 15-të pa ushqim, ndërsa gjendja e tyre duket tepër e rëndë.