Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 13:12

Tiranë – Jo të gjithë kryetarët e minibashkive të Tiranës i janë përgjigjur kreut të ri të kryeqytetit, Lulzim Basha, në një takim të sotëm të ftuar nga ai.

Katër kryetarët e majtë të njësive bashkiake e kanë bojkotuar takimin, kurse veç shtatë prej tyre, të djathtit, i janë përgjigjur atij.

Mungesën e tyre në takim, të zgjedhurit e PS-së e arsyetojnë duke thënë se ishin thirrur në një takim që nuk kishte agjendë dhe se nuk duan të bëhen pjesë e takimeve të tilla që bëhen thjesht për shou.

Në takimin me kryetarët e minibashkive, Basha ka kërkuar bashkëpunim në këtë mandat qeverisës. Dhe pasi i kanë uruar punë të mbarë njëri-tjetrit, takimi ka vijuar me dyer të mbyllura.