Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 14:36

Prishtinë – Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, dhe ai i Serbisë, i udhëhequr nga Borko Stefanoviq, do të takohen në fillim të javës së ardhshme në një takim tjetër dyditor.

Në këtë takim do të diskutohet për vulat e Doganave të Kosovës, dokumentet kadastrale, trafikun ajror, pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale dhe  për energjinë.