Lajme Shqip Monday, 23 September 2013 16:13

Tiranë- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka marrë masa drastike ndaj Policisë Rrugore të Tiranës. Ai ka urdhëruar shkarkimin e 80% të punonjësve të saj.

“Largohen nga strukturat e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës rreth 80% të efektivit të këtij Komisariati. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtoriae Përgjithshme e Inspektimit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë kryer një hetim të gjerë lidhur me zbatimin e ligjshmërisë dhe proceduravestandarteve gjatë kryerjes së detyrës. Nga hetimi kanë rezultuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale dhe akte abuzive me dokumentacionin nga ana e 11 oficerëve dhe 77 policëve të rolit bazë, të cilat janë larguar nga Komkisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së Personelit të Drejtorisë së Poolicisë Qarkut Tiranë”, thuhet në në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

Sipas njoftimit, shkarkimi i tyre është bërë për shkak të shkeljeve të shumta.

Ndërkohë, po sot ministri i Brendshëm ka urdhëruar anulimin e tenderit për “Shërbim transporti karoatreci, parking, ruajtje automjetesh”, si dhe kontratën e nënshkruar për zbatimin e këtij tenderi nga ana e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë me një subjekt privat. Ky vendim ka ardhur pas shqyrtimit të hollësishëm të procedurave të ndjekura për realizimin e tenderit dhe vënien e tij në zbatim. Nga ky shqyrtim kanë rezultuar shkelje të shumta procedurale dhe ligjore./tema/