Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 08:07

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka hedhur poshtë raportimet e medieve serbe, se në asociacionin e komunave me shumicë serbe do të punojnë shërbyes civilë.

Tahiri ka thënë për “Epokën e re” se deklaratat e tilla janë të pavërteta meqë shërbyesit civilë nuk mund të shërbejnë në këtë asociacion sepse ai nuk është institucion shtetëror.

Ajo ka shprehur optimizëm se gjatë këtyre dy ditëve do të arrihet marrëveshja për krijimin e këtij asociacioni në pajtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.