Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 20:11

Prishtinë – Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel, gjatë të cilit vlerësoi lart vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Ëesterëelle në Kosovë dhe përkrahjen e lartë që ai dha për shtetin e Kosovës, integritetin dhe sovranitetin e saj.

Në takim u diskutua për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në veçanti u theksua rëndësia e forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit dhe luftimit të kontrabandës e krimit të organizuar.

Nga ana e tij ambasadori Reichel tha se vlerëson lart reformat e gjithanshme të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi përkushtimin e Gjermanisë për marrëdhënie të mira me Kosovën.