Lajme Shqip Sunday, 12 August 2012 20:11

Prisjtinë – Kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha sot se pa zbatimin e marrëveshjeve paraprake të arritura me Serbinë në Bruksel nuk mund të ketë bisedime të tjera.

Ajo ka thënë se deri më tash asnjë nga marrëveshjet e arritura nuk është zbatuar ashtu siç janë pajtuar të dyja palët.

Për mos zbatimin e marrëveshjeve ajo fajësoi Serbinë si dhe garantuesin e marrëveshjeve Bashkimin Evropian që nuk po i bënë presion Beogradit zyrtar.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Tahiri Kosovën e sheh si fitimtare në tërë këtë proces.

Në anën tjetër, ndonëse ende nuk janë saktësuar detajet e takimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të lartë, mësohet se zyrtarët serbë këmbëngulin që gjatë dialogut të mos ketë simbole shtetërore, në mënyrë që kjo të mos interpretohet si njohje e Kosovës nga Serbia. (LajmeShqip.com)