Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 17:39

Prishtinë-Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit është në harmoni me ligjin dhe strategjinë nacionale të Kosovës të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas Tahirit, Kosova me marrëveshjen ka fituar në planin politik, sepse Serbia i ka pranuar kufijtë me Kosovën. Sipas Tahirit, rezultat i kësaj marëveshje do të jetë heqja e barrikadave dhe garantimi i lëvizjes së lirë në veri.

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, theksoi se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit e arritur në Bruksel do të shoqërohet edhe me nënshkrimin e protokolit teknik në mes të tri palëve, Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian e SHBA-së, si garantues të marrëveshjes.

Kryenegociatorja Tahiri, deklaroi se një ndërtesë e përbashkët do të jetë në zonën neutrale, ku do të ketë policë dhe doganierë kosovarë dhe serbë, ndërsa të hyrat do të shkojnë në buxhetin e Kosovës, derisa simbolet shtetërore nuk do të vendosen në ndërtesën e përbashkët, por vetëm në ato ekzistuese.