Lajme Shqip Sunday, 05 May 2013 15:04

Ankara – Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka ftuar pesë vendet e Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës, si një kontribut i duhur për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Këto komente, Tahiri i ka bërë gjatë fjalimit të saj në Forumin Ndërkombëtar për Ballkanin që u mbajt në Edrene të Turqisë, ku temë diskutimi ishte “Integrimi regjional multidimensional – vizioni për Bashkëpunim 2013”.