Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 17:12

Beograd-Presidenti serb Boris Tadiç ka deklaruar se vendi i tij i ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Por vetë ai ka nënvizuar se nuk është e sigurt nëse një gjë e tillë do të arrihet në samitin e liderëeve të BE-së që mbahet këtë jave në Bruksel. Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, presidenti serb thekson megjithatë se Serbia e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat. 

“Në raportin e komisionit Europian, Serbia u vlerësua pozitivisht si një vend që po implementon reformat kyçe, një factor stabiliteti dhe pajtimi në rajon dhe që ka përmbushur bashkëpunimin me gjykatën e Hagës, ndërsa po arrin rezultate konkrete në dialogun Prishtinë-Beograd”-ka thënë Tadiç, cituar nga B92. Më tej presidenti serb është shprehur se Serbisë edhe mund t’i kushtëzohet anëtarësimi në Union në mënyrë të papranueshme.  

“Mbetet për tu parë nëse Serbia do të marrë statusin kandidat apo do të na kushtëzohet në mënyrë të papranueshme. Gjithësesi po presim 9 dhjetorin, kur Këshilli i BE-së të japë vendimin përfundimtar”-ka thënë Tadiç. Reagimi i Tadic vjen një ditë pas fillimit të heqjes së barrikadave në fshatin Jagenjicë, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes delegacionit serb dhe atij kosovar për menaxhimin e integruar të kufijve. (LajmeShqip.com)