Lajme Shqip Tuesday, 01 October 2013 11:43

Tiranë- Zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas lajmit se qeveria ka vendosur që Artan Lame të drejtojë ALUIZNI-n, agjencinë përgjegjëse për legalizimet e ndërtimeve pa leje.

Duke iu referuar një deklarate të Lames, bërë pak ditë më parë se ai po bën punë vullnetare në Kryeministri, si donator, Tabaku thotë se Rama e shpërbleu Lamen për këtë punë.
“Artan Lame para disa ditësh tha me bujë të madhe se ishte një nga donatorët në rikonstruksionin e Kryeministrisë. Mbrëmë donatori u shpërblye me postin e drejtorit të ALUIZNI-t? Çfarë do ju japë Rama donatorëve të tjerë?” thotë Tabaku./tema/