Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 10:22

Përkujdeset për respektim të ligjit në kryeqytet. Por, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla, i është shmangur vetë ligjit. Ai ka “harruar” ta deklarojë një biznes të familjes në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kur e ka paraqitur pasurinë e tij te Hasan Preteni.

Bashkëshortja e drejtorit, Merita Barani – Sveçla, është pronare e Ordinancës Specialistike Stomatologjike “Dhomi”, e cila gjenden në lagjen “Arbëria”. Te deklarimi i pasurisë, Sveçla nuk e ka paraqitur biznesin qe e ka në emër të bashkëshortes, pos që ka shënuar se bashkëshortja në Ordinancën “Dhomi” merr pagë dytësore.

Në AKK janë deklaruar dy lokale afariste, shtëpi dhe truall, të gjitha si pasuri të përbashkëta familjare të trashëguara nga prindi. Njeri lokal është 200 m2, e tjetri është 500 m2, vlera e të dyve është deklaruar të jetë 1 milion e 250 mijë euro. /Zeri