Lajme Shqip Thursday, 01 August 2013 16:50

Shkup – Edhe pse policia i identifikoisulmuesit e Jusuf Islamit, të cilët para pak ditësh e rrahën atë brutalisht duke ia thyer eshtrat, ata gjenden në liri. Asnjëri prej shtatë sulmuesve të Jusufit nuk është arrestuar. 
“Nuk mund të arrestojmë dhe të çojmë në burg fëmijë. E rëndësishme është se rasti është zbardhur nga policia, pasi ne kemi edhe raste të tjera të ngjashme për të zbardhur. Me ata do të veprohet në bazë të Ligjit, ku dhe do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thazëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivo Kotevski.
Megjithatë në burgun e Shutkës ka plot shqiptarë që janë nën 18 vjet dhe vuajnë dënime të ndryshme. 
Avokati Naser Raufi thotë për “Lajm” se sulmuesit e Jusuf Islamit është dash të arrestohen dhe të dërgohen në burgun për të mitur. “Meqë, Jusufit i ishin thyer eshtrat, ndaj sulmuesve duhet të ngrihet padi penale për veprën ‘shkaktim të lëndimeve të rënda trupore’. Sipas ligjeve të Maqedonisë, personat që janë nën 18 vjeç mund të dënohen deri në dhjetë vjet burg, ndërsa për personat nga 18 deri në 21 vjet nuk lejohet burgim i përjetshëm”, sqaron Raufi.
Avokati thotë se në Maqedoni vlejnë ligje të dyfishta, pasi siç thotë ai, në rastin konkret, nëse sulmuesit do të ishin shqiptarë sigurisht se do të arrestoheshin dhe tani do të ishin nëburg, gjë që është vërtetuar edhe në plot raste të tjera.
Ndërkaq, Avokati i Popullit Ixhet Memeti i ka apeluar institucioneve që në mënyrë të drejtë dhe jo selektive t’iu qaset rasteve të tilla, dhe të mos rrinë duarkryq. “Institucionet e ndjekjes me azhuritet dhe me efikasitet më të madh duhet ti gjejnë, ti hetojnë dhe ti zbardhin rastet që pastaj shkaktojnë probleme më të gjëra dhe paraqiten si dukuri që nuk është mirë për shoqërinë tonë. Ky është apel i drejtuar institucioneve që mos të rrinë duarkryq. Jo në mënyrë selektive por në mënyre të barabartë ti ndjekin dhe ti zbardhin sa më shpejtë të gjitha rastet”, tha Avokati I Popullit, Ixhet Memeti.
Ndërsa Forumi Rinor Islam (FRI), i cili paralajmëroi protesta në rast se nuk kapen autorët që sulmuan 18 vjeçarin shqiptar nga Shkupi, përshëndet veprimin e policisë, duke ikurajuar edhe më tej organet gjegjëse që të vazhdojnë me zbardhjen e rasteve tjera të ngjashme, por edhe më të rënda se kjo. “Ne edhe më tej jemi të bindur se me një vullnet më të theksuar të organeve të rendit rastet e tilla do të zbardhen me lehtësi. Rastet e tilla të ushtrimit të dhunës dëmtojnë rëndë besimin e ndërsjellët të popullatës në Maqedoni e veçanërisht në mesin e të rinjve. Në këtë rast, mendojmë se dënimi i rasteve të tilla nga bartësit kryesorë të institucioneve të vendi, si Presidenti, Kryeministri, partitë politike, por edhe nga kryetarët e komunave ku ndodhin rastet e tilla do të kontribuonte pozitivisht në mënjanimin e këtij fenomeni të dhimbshëm në shoqërinë tone”, vlerëson kjo organizatë, shkruan Lajm.

FRI bën apel për angazhim më serioz të të gjithë institucioneve kompetente, sepse rrahja e fëmijëve të pafajshëm vetëm se i përkasin një përkatësie kombëtare apo fetare, është një fenomen që nuk i përngjan një shoqërie demokratike siç vlerësojmë se është edhe kjo e jona. Sipas tyre për t’i harmonizuar këto situata, rol të rëndësishëm ka edukata familjare, ndërsa një angazhim më serioz i Ministrisë së arsimit nëpërmjet programeve edukativo-arsimore do të kontribuonte në relaksimin e ndjenjave negative për njëri-tjetrin.

Pak ditë më parë, pak orë pas mesnatës 18 vjeçari shqiptar Isuf Islami u sulmua brutalisht në lagjen Lisiçe të Shkupit nga një grup huliganësh maqedonas, të cilët pasi e kanë pyetur se kujt përkatësie etnike i përket, i kanë thyer atij nofullën e poshtme, kockën ballore, si dhe i kanë shkaktuar dëmtime serioze edhe në unazat e qafës dhe boshtin kurrizor.