Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 08:45

Vetura e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa është sulmuar sot gjatë kohës kur ai duke shkuar në punë në zyrën e tij në qeveri.

Sulmi ka ndodhur nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kësaj radhe kanë përdorur ngjyrën si mjet sulmi ndaj veturës së kryeministrit.

Përgjegjësinë për këtë akt e kanë pranuar Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se përmes këtij veprimi dëshirojnë t’i kujtojnë kryeministrit Mustafa që nuk mund të defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës. /Zeri