Lajme Shqip Sunday, 14 July 2013 16:15

Shkup – Shtëpia e Alfabetit Shqip nëManastir ka qenë sërish mbrëmë në shënjestër të albanofobëve maqedonas.

Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me gurë objektin, duke thyer xhamat e derës hyrëse, njofton Alsat-M.

Ky është sulmi i dytë ndaj këtij institucioni, i cili është marrë nën mbrojtjen e Qeverisë dhe të Ministrisë së Kulturës.

Në sulmin e parë, ishte dëmtuar inventari i brendshëm i muzeut dhe dokumentet.

Qeveria ka marrë përsipër shpenzimet për riparimin e objektit, por ende pa përfunduar këto punime, sulmi tjetër ka ardhur sakaq.

Policia po punon në identifikimin dhe kapjen e dhunuesve.