Lajme Shqip Wednesday, 29 February 2012 15:28

Tiranë- Policia shqiptare ka arrestuar sot një 27 vjeçar, i akuzuar se ka planifikuar sulm terrorist.

Arrestimi ka ndodhur me lajmërimin e Ambasadës ruse në Tiranë, sipas së cilës ai dy herë në kutinë postare të përfaqësisë konsullore ka vendosur letra me përmbajtje kërcënuese.

Policia në Tiranë nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e letrave, as më shumë informacione për rastin.

Një përfaqësues i policisë deklaroi se burri është identifikuar me ndihmë të videomaterialit nga kamerat e ambasadës ruse. (LajmeShqip.com)