Lajme Shqip Friday, 24 May 2013 15:07

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylejman Selimi i njohur në luftë me nofkën Sulltani është paraqitur para gjykatës.

Gjykatësi i procedurës paraprake pritet të marrë vendim nëse ai do të ndalohet apo do të mbrohet në liri.

Selimi është  pjesë e Grupit Drenica ku bënë pjesë edhe Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi.

Grupi akuzohet për krime lufte për veprat si dhunim i integritetit trupor, torturë e trajtim çnjerëzor në kampin e UÇK-së në Likovc të Skenderajt.