Lajme Shqip Thursday, 26 April 2012 20:03

Prishtinë -Zv/kryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh edhe ministër i Drejtësisë, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë për Maqedoninë, Kosovën e Shqipërinë, Lars Wahlund.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet politike në Kosovës dhe për angazhimin e qeverisë kosovare në rrugën drejt integrimeve evropiane, ku Ambasadori Wahlund theksoi përkushtimin e Suedisë rreth zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë dhe aspiratave të saja për integrim në BE.

Po ashtu, u bisedua për zgjedhjet e Serbisë, ku edhe njëherë zv/kryeministri Kuçi ritheksoi qëndrimin e institucioneve kosovare për mos lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Suedisë, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, të cilat pritën të nënshkruhen nga fundi i këtij vitit. (LajmeShqip.com)