Lajme Shqip Thursday, 13 December 2012 18:43

Helsingborg – Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës për Suedinë Murtez Xhema është vrarë të enjten nga një person i maskuar në qytetin Helsingborg të Suedisë.

Lajmi është bërë i ditur nga një mik të viktimës i cili përmes telefonit ka deklaruar për Indeksonline se Murtezi është qëlluar për vdekje dje rreth orës 11:00.

“Unë pashë një person të vdekur dhe të shtrirë në tokë”, ka thënë një dëshmitar për gazetën lokale “Helsingsborgs-Dagblad”. 50-vjeçari ka qenë veprimtar i dalluar dhe ka punuar shumë për shqiptarët në Suedi.(LajmeShqip.com)