Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 11:25

Prishtinë – Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli është ftuar që të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të shpalljes së pavarësisë së Sudanit Jugor, më 9 korrik, bën të ditur Zyra për Informim e zëvendës kryeministrit Pacolli.

Në njoftimin për media të zyrës së Pacollit, thuhet se në kuadër të angazhimeve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, zëvendëskryeministri ka takuar mbrëmë dhe sot në Paris, udhëheqësit më të lartë shtetëror të Beninit dhe Togos.