Lajme Shqip Saturday, 10 August 2013 20:02

Sarandë -Rreth 80 pushues u bllokuan për rreth 3 orë në plazhin e Pasqyrave në Sarandë. Pushuesit nuk mund të lëviznin për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të motit, stuhisë, baltës dhe dallgëve të mëdha.

Mësohet se një pjesë e pushuesve, mes të cilëve gra e fëmijë, kanë qenë në bregdet, ndërsa pjesa tjetër ndodheshin nëpër varka, në momentin kur zona është përfshirë nga një stuhi e fortë me erë dhe shi të dendur, raporton Ballkanweb. 

Pushuesit kanë kërkuar menjëherë ndihmën e policisë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur evakuimin e tyre, një nga një, me litar përmes shpatit të malit.

Burime nga policia konfirmojnë se të gjithë pushuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.