Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 11:40

Drejtuesit e strukturave paralele në veri të Kosovës kanë deklaruar në mënyrë të prerë se “nuk do të pranojmë asnjë marveshje që është nënshkruar nga Borsilav Stefanoviçi në lidhje me institucionet e Kosovës kanë thënë delegatët e të ashtuquajturës bashkësi të komunave dhe lokaliteve serbe”.

Gjatë një takimi mes krerëve ata kanë theksuar e kryenegociatori serb i ka tradhtuar serbët e Kosovës duke iu ngulur edhe një thikë pas shpine.

“Stefanoviç po proklamon se është shumë afër marveshja për pikat kufitare ne Bërnjak dhe Jarinjë e në këtë marveshje parashikohet që në këto dy pika të vendosen doganierët e Hashim Thaçit dhe njësitë speciale të Bajram Rexhepit”-pretendojnë drejtuesit e strukturave paralele.

Ata kanë paralajmëruar se “për këtë tradhti që ka bërë Setafnoviqi këto ditë serbët e Kosovës do të dorëzojnë një padi penale ndaj tij në Gjykatën e Beogradit”.