Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 13:39

Prishtinë-Strukturat paralele serbe në veri vazhdojnë të organizohen edhe më shumë.

Me moton ‘Duam zgjedhje, nuk duam dogana’, i ashtuquajturi Këshilli nacional serb për veriun e Kosovës do të organizojë sot një protestë, në mbështetje të organizimit të zgjedhjeve serbe në të gjitha nivelet edhe në territorin e Kosovës.

Protesta do të mbahet në ora 13.00 në sheshin ‘Shumadia’ në veri të Mitrovicës.

Tashmë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviç ka konfirmuar se zgjedhjet do t’i shpallë edhe në Kosovë më 13 mars, ditën kur presidenti serb, Boris Tadiç shpall zgjedhjet parlamentare në Serbi. (LajmeShqip.com)