Lajme Shqip Monday, 09 April 2012 16:59

Strukturat parlele serbe ato politike dhe ato të sigurisë, kërkojnë kokën e Jakup Krasniqit, Sylejman Selimit, Rrahman Ramë, kanë njoftuar burime të portalit “Lajmeshqip”.

Sipas burimeve në veri të Mitrovicës, i ashtuquajtur kryetar i komunës Kërstimir Pantiç së bashku me shefin e MUP-it Gjorgje Dragoviç, janë të gatshëm të paguajnë shumë të mëdha për të gjetuar persona shqiptarë të cilët do të akuzonin liderët politikë e ushtarakë të Kosovës.

Burimi më tej ka shtuar se policia, inteligjenca e Serbisë që veprojnë në veri të Kosovës kanë para në dispozicion pa kufi vetëm që të gjenjë dëshmitarë shqiptarë të cilët do të dalin haptas për të akuzuar Jakup Krasniqin se është i përfshirë direkt në krime kundër serbëve.

“Hashim Thaçin e kemi implikuar në trafikimin e organeve, tani na dyhen dëshmitar për ta njollosuar edhe Krasniqin”- deklararojnë strukturat paralele sipas burimit.

“Nuk ka rëndësi se a është deshmitari I vërtetë apo jo, por e rëndësishme ëshët që të jetë shqiptarë dhe të tjerat ne i rregullojmë vetë, por ai duhet të dalë publikisht dhe të flasë”- ka thënë burimi i portalit nga veriu i Kosovës.