Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 06:27

Strugë – Në orët e hershme të paradites së të enjtes, për shkak të problemit të pazgjidhur pronësoro – juridik, deputeti i BDI-së Tahir Hani, ka pasur një zënkë verbale me disa qytetarë, të cilët kanë pohuar se sjellja e deputetit ka qenë e pahijshme, me doza kërcënuese, përkundër faktit që është simptomatike se si ai është bërë pronar i një trualli në qendër të qytetit, që pjesa më e madhe është pronë e RM-së, dhe ai bëhet pronar me kontratë shitblerjeje pa shpallur ankand publik.

Shkas për këtë, si duket kanë qenë bekaton pllakat e shtrira, për të cilat deputeti Hani ka reaguar ashpër. Për këtë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori komunal për probleme komunale, Agni Dauti dhe ka marrë shënimet e duhura duke bërë të gjitha veprimet që janë në kompetenca të tija. Në këtë zënkë verbale, për të evituar situata më të papëlqyera, janë ftuar edhe policia e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe palëve në konflikt u ka sugjeruar që problemi i pronës kontestuese, për të cilën deputeti i BDI-së Tahir Hani e ka blerë për 45 mije euro, të zgjidhet në organet përkatëse gjyqësore. Millka Danilloska, një nga dëshmitaret okulare ka pohuar se, deputeti Tahir Hani është sjellë në mënyrë të pahijshme duke thënë, ‘”Pa pas nevojë situata është acaruar dhe ka ardhur edhe policia që e ka ndaluar deputetin të vazhdojë veprimet e tija”, ka pohuar Dimce Shipinkaroski, fqiu i Tahir Hanit në truallin e kontestuar. Më e zëshme ka qënë Snezhana Dukoska, banore e njërës nga shtëpitë e shpronësuara dhe kontestuese, e cila ka pohuar se për rastin në fjalë i është drejtuar të gjitha organeve në Maqedoni, përfshirë Qeverinë, Komisionin antikorrupcion, MPB për kriminalitet të organizuar ekonomik, Agjencionin për kadastër, Avokatin publik, Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, dhe partinë e deputetit, BDI-në, për transformim të dyshimtë të pronës-tokës shtetërore në atë private nga ana e deputetit Tahir Hani”. “Si ka mundësi që të gjitha këto shtëpi të bëhen pronë e Tahir Hanit? Sipas të gjitha gjasave me influencimin dhe ndikimin e tij politik. Kontesti gjyqësor ka qenë tek gjykatësja Svetllana Poposka, por si duket edhe aty ka ardhur në shprehje presioni nga deputeti. Shtrohet pyetja se si në kadastër ta hedhin pronën në emrin e deputetit kur nuk ka përfunduar procesi gjyqësor”, ka thënë Snezhana Dukoska. Ndryshe, rasti është evidentuar edhe në organet policore gjë të cilën nga SPB në Ohër e kanë pohuar.