Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 10:15

Hagë (PLOTËSUAR 18:02) – Ka vazhduar dita e katërt në seancën gjygjësore kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinajt dhe dy bashkluftëtarëve të tij, me marrjen në pyetje nga prokuroria dhe mbrojtja të Zoran Stijoviqit, ish-shefit në sektorin analitik të Shërbimit Sekret Serb.

Në seancën e pasdites, në cilësinë e dëshmitarit është paraqitur ish-shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, i cili ka qenë dëshmitar edhe në procesin e mëparshëm kur Haradinaj u shpall i pafajshëm.

Në pyetjet e gjykatësit, nëse dëshmia e tij është e njëjtë me atë të mëparshmen dhe nëse ka pasur mundësi ta rishikojë atë, Zyrapi tha se përgjigjet e tij do të jenë të njëjta. Në seancën e paradites, si dëshmitari i prokurorirsë ka dëshmuar Zoran Stijoviq, ish-pjesëtar i sigurimit serb, i cili ka folur për gjetjen e shumë dokumentave, pajisjeve dhe ditarëve, e në të cilët kishte edhe emra të njerëzve që duhej likuiduar.

“Qershor-shtator ‘98, kur policia ka marrë veprime antiterroriste, për të bllokuar njësitë e uÇk-së, kur ata tërhiqeshin, ne kemi gjetur dokemente pajisje, ditarë, të cilët ishin shkruar nga anëtarë të uck-së, emrat e rojave, pjajisjet uniformat, më 24 mars për shemebull, kemi gjetur ne kompleksin e Hardinajt edhe lista të shqiptarëve, të cilët dyshohej se bashkëpunonin me serbët”, ka thënë Stijoviq.

Ndërkaq, mbrojtja kërkoi të dinte nga dëshmitari se si ata e kishin verifikuar që emrat në këto lista të gjetura ishin të njerëzve që duhej të vriteshin. Avokati Ben Emerson e pyeti deshmitrain Stijoviq se si shërbimi sekret serb ka arritur deri një përfundim të tillë.

Dëshminë e nisur sot do ta vazhdojë edhe nesër, ish-shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi. (LajmeShqip.com)

***********************************

Hagë (PLOTËSUAR 11:41) – Avokati mbrojtës i Lahi Ibrahimajt e ka vënë në siklet dëshmitarin Zoran Stijoviq, në vijim të seancës gjyqësore në Tribunalin e Hagës.

A është e vërtetë që ju keni qenë në dijeni se në emër të luftës kundër UÇK-së, forcat tuaja i kanë vrarë dhe i kanë copëtuar nënën dhe gjyshen e Lahi Ibrahimajt, në Jabllanivë? Ka qenë kjo pyetja e avokatit të Ibrahimajt, në të cilën Stijoviq nuk ka patur përgjigje dhe është vënë në siklet.

Zoran Stijoviq, dëshmitar i Prokurorisë së Hagës, është një prej personave të rëndësishëm të sigurimit shtetëror serb të regjimit të Millosheviqit, i cili ka udhëhequr shumë operacione kundër fshatrave shqiptare në Drenicë dhe në Dukagjin.

********************************************

Hagë – Në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës po vazhdon seanca në procesin pjesëshëm të përsëritur gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj e Idriz Balaj.

Sot po vazhdon me dëshminë e tij Zoran Stijoviq, ish-pjesëtar i sigurimit shtetëror të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Në ato struktura, Stijoviq është i njohur për pjesëmarrje në shumë masakra në Kosovë, veçanërisht në vitet 1998/1999.

Në seancën e sotme, Stijoviq po dëshmon për organizimet e UÇK-së dhe rolin e Ramush Haradinajt në këto organizime, strukturën organizative të saj, dhe mënyrën se si sigurimi serb i ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij për të siguruar informacione për ato zhvillime.

Dëshmitari Stijoviq po përballet me pyetjet e avokatit mbrojtës të Haradinajt, Ben Emerson.

Seanca po vazhdon. (LajmeShqip.com)