Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 10:12

Prishtinë – Në një intervistë dhënë të përditshmes më të madhe kosovare, Koha Ditore, ambasadori në largim i Gjermanisë së Kosovë, Hans Dieter Steinbach, ka thënë se  Gjermania e mbështet hyrjen e Kosovës dhe të Serbisë në BE, si dy shtete.

Megjithatë, sipas tij, “BE-ja asnjëherë nuk do pranojë dy shtete që nuk e njohin njëri-tjetrin”.

Ambasadori Steinbach ka thënë se në rrugën e Serbisë drejt BE-së do të vijë edhe momenti kur ajo do të duhet ta njohë Kosovën.

Ndërkaq, duke folur për veriun e Kosovë, ambasadori gjerman ka thënë se “problemet e veriut do të duhej të adresoheshin pas një kohe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas tij, Kosova është një vend i pavarur dhe duhet ta marrë fatin e vet në duar, tani pas përfundimit të fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Plani i Ahtisaarit e parasheh që ISG-ja të bëjë vlerësimin dhe kjo do të ndodhë’, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, i cili po e përmyllë mandatin e tij trevjeçar në krye kësaj përfaqësie diplomatike.