Lajme Shqip Saturday, 10 September 2011 11:15

Prishtinë – Për Serbinë dhe serbët në veri të Kosovës është e papranueshme vendosja e doganierëve të Kosovës në Jarinje dhe Bërrnjak, ka thënë kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq.

Stefanoviq ka shprehur frikën se Prishtina më 16 shtator do të tentojë që mënyrë të njëanshme të marrë nën kontroll pikat administrative në Jarinje dhe Bërnjak, duke sjellë aty, ka thënë ai, “të ashtuquajturit doganierë të Kosovës”.

Shefi i delegacionit serb për besedime me Kosovën ka potencuar se “serbët e Kosovës nuk do të pranojnë që në veri të vendosen doganierët shqiptarë dhe se me rezistencë qytetare do të tentojnë për të penguar një gjë të tillë”. (LajmeShqip.com)