Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 10:20

Mitrovicë (PLOTËSUAR 11:39) – Një numër i konsiderueshëm nxënësish serbë të shkollave të veriut po protestojnë te Ura e Ibrit, në Mitrovicë, pas ftesës që iu është bërë dje nga të të ashtuquajturit udhëheqës komunash të veriut.

Nxënësit janë nxjerrë imponueshëm në rrugë, ndërsa organizatorët i kanë kërcënuar me përjashtim nga shkollat të gjithë ata nxënës që nuk dalin në protestë.

Protesta është organizuar për të kundërshtuar shtrirjen e pushtetit të Republikës së Kosovës në veri dhe vendosjen e rendit në pikat kufitare dhe në pjesën veriore të Kosovës. (LajmeShqip.com)

 

**********************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 10:55) – “Ka ardhur koha që edhe Serbia të tregojë fytyrën e saj dhe të dëshmohet, në mënyrë që popullit serb në Kosovë t’i thuhet hapur nëse i ka tradhtuar dhe shitur ata, apo vërtet dëshiron të mbrojë sovranitetin e saj në Kosovë”, ka thënë i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq.

Sipas tij, serbëve në veri të Kosovës nuk iu ka mbetur gjë tjetër, përveç të protestojnë në mënyrë të qetë. “Edhe KFOR-i më në fund duhet të tregojë “fytyrën” e vërtetë, nëse është forcë okupuese, apo mision paqësor”, tha ai.

Ristiq ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme protesta të nxënësve të kësaj ane, në shenjë pakënaqësie ndaj institucioneve të Kosovës të cilat, siç tha ai, po bëjnë përpjekje që me dhunë të integrojnë veriun.

“Nëse doganierët e Kosovës vendosen në dy pikata administrative, në Bërnjakë dhe Jarinje, kjo do të ishte ndarja definitive e Serbisë nga Kosova, gjë që për Serbinë do të ishte e papranueshme”, ka thënë sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbis, Oliver Ivanoviq.

“Ardhja e doganierëve në veri do të thotë rrëzimi i ures së fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha ai. (LajmeShqip.com)

*********************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 10:37) – Qytetarët serbë të cilët janë të brengosur me zhvillimet e fundit në veri, po bëjnë trysni ndaj përfaqësuesve të pushtetit lokal, ka thënë i ashtuquajturi kryetar i Komunës në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq.

Sipas tij, qytetarët, sipas të gjitha gjasave, me vetiniciativë do t’i bllokojnë të dyja urat e qytetit, me ç’rast bllokada do të fillonte nga Mitrovica deri në Jarinje. Pantiq i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash KFOR-it, që të ndikojë në qetësimin e situatës, sepse, në rast të radikalizimit të gjendjes, nuk do të mund ta kontrollojë situatën.

Nëse njerëz të tjerë do ta marrin fjalën, ne do të detyrohemi të tërhiqemi. Mbetet që KFOR-i të vendosë nëse dëshiron që problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore, përmes marrëveshjes dhe Rezolutës 1244, ose të lejojë elementët radikalë të marrin iniciativën, gjë që nuk është në interes të qytetarëve, por as të KFOR-it”, ka thënë Pantiq.

Përfaqësues të pushtetit lokal në veri të Kosovës kanë paralajmëruar barrikada të sërishme, nëse KFOR-i vazhdon me bllokadën e rrugëve alternative që lidhin Kosovën me Serbinë.

Kryetari paralel i komunës së Zveqanit, Dragisha Milloviq, theksoi se KFOR-i plotësisht ka bllokuar rrugën që çon në drejtim të Novi Pazarit në fshatin Izvor afër Banjskës, dhe se situata në veri është duke u acaruar.

Sipas tij, KFOR-i po përpiqet që kalimet administrative t’i shndërrojë në kufi, me ç’rast është vënë në shërbim të institucioneve të Kosovës dhe Hashim Thaçit.

“Nëse rrugët alternative në veri të Kosovës mbyllen hermetikisht, nuk do të lejojmë qarkullimin e automjeteve të KFOR-it nëpër veri, dhe nësë duan t t’i furnizojnë ushtarët e tyre, këtë mund ta bëjnë vetëm nga ajri”, ka porositur Milloviq.

Ndërkaq, i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, duke komentuar paralajmërimet për kthimin e barrikadave nga ana e serbëve lokalë, ka thënë se bëhet fjalë për një hap të arsyeshëm të qytetarëve, dhe se kjo është e drejtë e tyre legale për t’ju kundërvyer në mënyrë të qetë veprimeve të fundit të KFOR-it.

“Qytetarët nuk do të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të jenë  vetëm spektatorë duke shikuar mbylljen e pikave kufitare, pastaj si duhet jetuar në geto dhe si bashkësia ndërkombëtare duhet t’i pushtojë ata me tela xhemborë. Pres që popullata të dalë në rrugë dhe në mënyrë të qetë të shprehet kundër ndarjes nga republika e Serbisë”, tha Nedelkoviq.

************************************

Mitrovicë – “Institucionet në Prishtinë planifikojnë që të dërgojnë doganierë në pikat administrative në veri, por Serbia këtë nuk do ta pranojë dhe për këtë nuk kemi biseduar në Bruksel”, ka thënë kryenegociatori serb, Borisllav Stefanoviq.

Shteti i Serbisë ka informacioen që prishtina planifikon që në ditët e ardhshme, në pikat në veri t’i dërgojë doganierët.

Stefanoviqi ka porositur institucionet e Kosovës që kjo është e papranueshme për Serbinë dhe veprimet e tilla mund të kenë pasoja të mëdha.

Duke komentuar kërkesat për dorëheqjen e tij nga ana e tre krytarëve të komunave në veri, Stefanoviq ka thënë  se nëse kreyatrai i Zveçanit, Dushan Milloviq, ai i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq dhe ai i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, mund ta zgjidhin problemin që me vite është duke mbretëruar atje, për të mbretëruar paqe, atëherë nuk ka rëndësi se kush është në ekipnin e bisedimeve.

“Do të luftoj të arrijë rezultate sa më të mira, por edhe ndasitë politike futen në kokat e njerzve, dhe nuk mundet të këtë zgjedhje” ideale ka thënë Stefanoviq. Ai ka shtuar se “nuk ka ndërmend t’u japë llogari qarqeve të caktuara, por llogari do t’i jape vetëm kryetarit Tadiq”. (LajmeShqip.com)