Lajme Shqip Saturday, 30 July 2011 13:20

Beograd, 13:01 – KFOR s’i falë as dy zyrtarët serbë që u implikuan në zhvillimet destabilizuese në veri të Kosovës. Pas marrëveshjes me Komandantin e KFOR-it, Erhard Bühler, Borko Stefanoviç, në nisje të tij për t’u kthyer në Beograd, pas një jave qëndrimi në Veri të Kosovës, është kontrolluar rreptë nga pjesëtarët e KFOR-it amerikan për më shumë se gjysmë ore, kanë bërë të ditur media serbe.

Ushtarët, – kanë deklaruar dy zyrtarët serbë, Bogdanoviç e Stefanoviç – , i kanë trajtuar ata si kriminelë. “Kur Stefanoviç u nis të ecë drejt pikës së kontrollit në këmbë, ushtarët amerikanë i drejtuan armët dhe e urdhëruan atë që të kthehet”.

Stefanoviç ka deklaruar, pas këtij rasti, se beson se ky lloj trajtimi nuk ekziston as në Irak dhe ka theksuar se “ne nuk jemi armiq të KFOR-it dhe se shteti i Serbisë nuk qëndron prapa ekstremistëve dhe huliganëve”.

Por, që të dytë, Bogdanoviq dhe Stefanoviç, kanë thënë se janë të gatshëm të marrin përsipër çdo lloj sakrifice për “të mirën dhe përfitimin e qytetarëve serbë”, kanë thënë ata, transmetojnë mediat serbe.

Stefanoviç, gjithashtu, ka thënë se komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, dje në takim i ka thënë se “ai nuk do të bëjë lëshime dhe se ai do t’i heqë me forcë barrikadat serbe.
Stefanoviç ka thënë se ”situata është zgjidhur të premten” dhe, ka shtuar ai, ”do të shohim që të zgjidhet edhe të shtunën”.

Stefanoviç ka kërkuar që Parlamenti i Serbisë të mos iu shërbejë “interesav të armiqve dhe partizanëve”.