Lajme Shqip Tuesday, 18 June 2013 18:54

Prishtinë – Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj raportit të organizatës “Freedom House”, duke e quajtur si një raport të pasaktë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, gjatë një konference për media ka thënë se ky raport është bazuar në “llafe kafeshë” dhe nuk ka ndonjë fakt, raporton KosovaPress.

Ndryshe, në pjesën për Ballkanin, raporti thotë se korrupsioni në këtë rajon ka vazhduar të thellohet, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të sjellë vendime për rastet e profilit të lartë.

“Gazetarët, sidomos ata që mbulojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, përballen me presion politik, kërcënime dhe sulme. Si dëshmi të këtyre vendeve numërohen Shqipëria, Bosnja dhe Kosova”, thuhet në raport.

Sipas tij, rënie në Kosovë kanë shënuar edhe kushtet për shoqërinë civile.

Sa i përket kornizës gjyqësore, raporti thekson se Kosova ka shënuar përmirësime në vitin 2011, si rezultat i reformave gjyqësore, por “ngjarjet më 2012 kanë sugjeruar se këto ndryshime nuk kanë adresuar dobësitë themelore në sistemin gjyqësor të vendit”