Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 08:13

TIRANE- Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon deklaroi dje se “Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur sa i përket kryerjes së reformave që mundësojnë marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian”. 

Ai u shpreh optimist për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, duke theksuar se përvoja e afërt në marrëdhëniet mazhorancëopozitë në miratimin e ligjeve, ka dëshmuar se rezultatet kanë qenë pozitive. “Kemi parë në të kaluarën e afërt, që ka pasur debat mjaft të ashpër dhe aktiv për një sërë çështjesh të legjislacionit, por në fund palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për çështjen e imunitetit, për çështjen e Kodit Elektoral. Shpresoj të bëjnë të njëjtën gjë në të tjerat pjesë të legjislacionit dhe në veçanti për ligjin për Gjykatën e Lartë”, – deklaroi Cannon. 

Ambasadori britanik tha se legjislacioni i miratuar vitin e fundit është mjaft pozitiv në orientimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ai deklaroi se drejtimi i marrë është pozitiv dhe se do të jetë progresraporti i Komisionit Europian ai që do të përcaktojë vendimin final. Sipas tij, integrimi është një proces ku Shqipëria do të vlerësohet mbi bazë meritash. “Komisioni vendosi prioritet kyçe dhe tani pret të shohë progres të qenësishëm të këtyre prioriteteve. Sigurisht që është bërë progres. Megjithatë, i takon Komisionit të bëjë vlerësimet nëse ka pasur mjaftueshëm progres, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, këtë vit”, – tha ai, duke i bërë gjithashtu thirrje mazhorancës dhe opozitës të bëhen pjesë e zgjidhjes në çështjen e qarkut të Fierit.(LajmeShqip.com)