Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 17:51

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi, në vijim të takimeve në Konferencën Ndërkombëtare për Vendet në Zhvillim, organizuar nga OKB-ja, që po mbahet në Stamboll, zhvilloi takime me liderë pjesëmarrës në këtë konferencë.

Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se Kryeministri Thaçi u takua me Presidentin e Turqisë, Abdullah Gül, Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Joseph Deiss, me Sekretarin e Përgjithshëm të Unionit Afrikan, Mohamed Ibn Chambas, udhëheqësin e St. Vincente dhe Grenadines, Frederick Ballantyne, kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Adolphe Muzito dhe me kryeministrin e Taxhikistanit Oqil Oqilov.

Kryeministri Thaçi i njohu bashkëbiseduesit me progresin e arritur në Kosovë, për stabilitetin që ka krijuar shteti i ri i Kosovës dhe për nevojën e njohjeve të mëtejshme nga qeveri dhe vende anëtare të OKB-së.

Në të gjitha takimet kryeministri Thaçi kërkoi që qeveritë përkatëse ta njohin Republikën e Kosovës. Nga shumica prej liderëve me të cilët u zhvilluan takimet u dhanë premtime se në të ardhmen do të shqyrtohet njohja e pavarësisë së Kosovës.