Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 08:03

Lista Srpska thekson se Hashim Thaçi “po vrapon para vetes” me deklaratën e cila refuzon propozimin e kryeministrit të Serbisë për ditën e përkujtimit ë viktimave të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Në kumtesën e kësaj partie theksohet se ministri i Punëve të jashtme i Kosovës po harron se nuk është kryeministër porse këtë funksion e kryen Isa Mustafa.

Srpska në kumtesë thotë se, përcjell B92, Thaçi pos që nuk është kryeministër i Qeverisë së Kosovës, as Qeveria nuk është e partisë së tij PDK, por koalicion LDK-PDK-së dhe i Listës Srpska dhe se qëndrimi rreth iniciativës së Vuçiqit, nga partnerët e koalicionit e me këtë as nga Qeveria, ende nuk është marrë, transmeton Koha.net

“Në këtë mënyrë ministri Thaçi mund t’ia japë një goditje të pariparueshme marrëdhënieve brenda koalicionit tonë “, theksohet në kumtesë.

Thaçi dje në Facebook kishte shkruar se “Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit.”