Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 11:05

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që ta procedojë për në Kuvend projektligjin për Arsimin e Lartë për shkak të kundërshtimeve që erdhën për këtë ligj nga ministrat e Listës Serbe.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit ka kërkuar shtyrjen e këtij ligji me pretekstin se nuk janë konsultuar sa duhet serbët për universitetin e Mitrovicës Veriore.

Me gjithë se fillimisht ministri i Arsimit, Arsim Bajrami nuk u pajtua me këtë shtyrje, por më vonë me vendim të kabinetit qeveritar diskutimi për këtë projektligj u shty për 2 javë, njofton Klan Kosova.