Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 11:11

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, para pak kohësh kishte thënë se vendi i tij është duke negociuar me Bashkimin Evropian që Gjykata Speciale të jetë në Hagë.

Madje më vonë u tha se në Hagë po ndërtohet një ndërtesë e re, ku do të gjykohen krimet e supozuara të luftës. Por nga ajo deklaratë e ambasadorit holandez më ishte heshtur çështja e vendit ku do të themelohet Gjykata.

Kjo deri pas votimit të amendamentit 24 në Kuvendin e Kosovës, i cili i ka hapur rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Në urimin e tij ambasadori i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lidington, kishte përshëndetur votimin e amendamentit duke “zbuluar” edhe vendin se ku do të trajtohen krimet e supozuara. “Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar pretendimet për krime lufte nga konflikti i vitit 1999. Kosova është pajtuar për krijimin e një gjykate speciale në Hagë për t’i dëgjuar këto pretendime. BE-ja do të ofrojë fonde”, kishte thënë ministri David Lidington /ZERI