Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 08:02

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu mendon se numri më i madh i akuzave që mund t’i ngrehë Gjykata Speciale do të jenë për periudhën pas përfundimit të luftës.

Sipas tij, për kohën gjatë luftës numri i aktakuzave do të jetë më i vogël.

Salihu e konsideron gabim përmendjen e disa individëve të mundshëm që mund të akuzohen nga Specialja pa pasur akuza zyrtare.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se nëse Gjykatën Speciale nuk do ta votonte Kuvendi, të gjitha proceset integruese të Kosovës do të ndaleshin dhe do të ndikonin edhe në proceset e brendshme politike dhe ekonomike.