Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 14:44

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk është diçka re në Kosovë.

Kemi parë me dhjetëra herë se si me këto vetura, punëtorët e institucioneve të Kosovës, shkojnë në vikende jashtë vendit, si në Shqipëri e Maqedoni, i marrin te shtëpitë e tyre, e edhe për krushqi në dasma.

Së fundi lajmi.net, ka siguruar disa fotografi, ku një veturë zyrtare shfrytëzohet për transportim të perimeve, në këtë rast speca, që me gjasë janë blerë për turshi.

Fotografia është bërë diku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.