Lajme Shqip Sunday, 16 September 2012 21:21

TIRANE- Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu ka kërkuar sot rikthimin e denimit me vdekje per disa vepra penale, si ajo e vrasjes se punonjes se policise.

Deklarata eshte bere gjate nje komunikimi me mediat, gjate te cilit Spahiu ka reaguar per situaten e fundit, ate te vrasjes se kryekomisarit te Shijakut.

Nderkohe qe në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë të kthehen në Shqipëri eshtrat e Mbretit Zog dhe të ndërtohet mauzoleumi përkatës.

“Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe nderimit të personaliteteve të shquar të historisë së shtetit tonë, Partia Lëvizja e Legalitetit vlerëson maksimalisht angazhimin e qeverisë shqiptare për kthimin në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog dhe ndërtimin e mauzoleumit përkatës që do të ngrihet aty ku ka qenë mauzoleumi i mëparshëm që u shkatërrua me dinamit prej komunistëve kur hynë në Tiranë”, tha ai.(LajmeShqip.com)