Lajme Shqip Saturday, 08 September 2012 13:04

Tiranë -Kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu i ka bere thirrje kryeministrit te Shqiperise, Berisha dhe atij te Kosoves, Thaci, te heqin barrierat kufitare mes dy shteteve shqiptare.

Deklarata eshte bere sot gjate një tryeze të AK-së për Ekonominë. “Ne i bëjmë një kërkesë publike kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që brenda 28 nëntorit të heqin pikat kufitare dhe pika doganore Kosovë Shqipëri. Nuk mund të ketë barriera brenda kufijve shqiptare. Nëse Berisha nuk pranon të heqë barrierat, ne premtojmë se nëse kjo nuk do të ndodhë, pas 28 nëntorit ne do të hartojmë një strategji me modelin e Beneluksit shqiptar” tha Spahiu.

Ai e ka quajtur te pandershme që shqiptarët të paguajnë në dogana, duke theksuar se ne kete menyre nuk mund te behen planifikime per nje treg te perbashket.(LajmeShqip.com)