Lajme Shqip Wednesday, 28 November 2012 11:07

Prishtinë – Sot pritet të merret vendimi për lirimin apo jo nga paraburgimi të deputetit Fatmir Limaj dhe të tjerëve për rastin “Kleçka”. Ankesa e avokatëve mbrojtës do të shqyrtohet nesër dhe më pas do të merret vendimi nga Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme.

Kjo është konfirmuar nga avokati mbrojtës i deputetit Limaj, Tahir Rrecajt, i cili ka thënë për mediat kosovare se nesër pritet të merret vendimi. “Nesër pritet të merret vendimi”, ka thënë Rrecaj.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Supreme prej 30 ditë paraburgim për deputetin Limaj dhe të tjerëve, avokatët mbrojtës kanë parashtruar ankesë të hënën për të rishqyrtuar këtë vendim. Është paralajmëruar që sot të merret vendimi, por sipas avokatit Rrecaj, ky vendim do të merret nesër. (LajmeShqip.com)