Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 10:42

Një grup i banorëve të qytetit të Pejës, kanë organizuar një protestë për kundërshtimin e nënshkrimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Për KosovaPress, udhëheqësi i këtij grupi Ali Lajqi, ka konfirmuar se protestuesit do të mblidhen sot në orën 12:00, te vendi i quajtur “Te Arrat”, dhe do të vazhdojnë në drejtim të kullës.

Protesta është paraparë që të zgjasë për 1 orë. Lajqi u ka bërë thirrje edhe qytetarëve tjerë nga vendet e ndryshme në Kosovë që t’i bashkohen kësaj proteste.