Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 06:53

Prishtinë – Sot në Prishtinë, për vizitë zyrtare, qëndron një delegacion i qeverisë maqedonase, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.

Ai do të takohet me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari – Lila dhe me ministrin kosovar të Financave, Bedr Hamza.

Të dy ministrat e financave do të nënshkruajnë Marrëveshjen për shmangie të tatimit të dyfishtë midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.