Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 12:27

Raportimi i Portalit LajmeShqip.com mund të ndiqet këtu.

Prishtinë –  Sot, prej orës 12:00 janë mbajtur homazhe për policin e rënë në detyrë, Enver Zymberi. Homazhet janë organizuar në hapësirat e Shtabit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë.

Ndërkaq, në orën 17:00 do të bëhet varrimi i tij në fshatin Dubovc të Vushtrisë.

Pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi (1979), ra në krye të detyrës në operacionin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit. Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe pjesëtar i policisë së Kosovës që nga viti 2000. (LajmeShqip.com)