Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 13:56

Prishtinë – Zëvëndëskryeministri Hajredin Kuqi paralajmëroi mundësinë që sot të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku do të zgjedhet presidenti.

Ai tha se vendi e ka tejkaluar ngërçin politik. Sot mund të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur presidentin e vendit. Kështu paralajmëroi në një intervistë për RTK-në, zëvëndëskryeministri njëherit nënkryetar i PDK-së, Hajredin Kuqi. Ai tha se seanca mund të mbahet sot por fillimisht do të respektohet gjitha procedurat ligjore për te thirrur seancën. Këtë pohim Kuqi e mbështeti në marrëveshjen mes dy subjekteve më të mëdha politike në parlament dhe të koalicionit qeverisës.
Kuçi kundërshtoi kritikat për marrëveshje jashtëinstitucionale për presidentin, të cilat pretendojnë se u anashkalua u.d i Presidentit, i cili kishte ftuar tryezën e partive politike për këtë qëllim, si një procedurë e paraparë ligjore. Po ashtu mohoi të ketë çarje brenda PDK-së rreth kësaj çështjeje. Mungesën e tij në mbledhjet e kryesisë së PDK-së ai i arysetoi me obligimet që ka pasur në ministrinë që drejton. Në këtë intervistë Kuqi foli edhe për ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin qeverisës. Ai tha se marrëveshje e djeshme ka të bëjë më zgjedhjen e presidentin ndërkaq ajo e koalicionit qeverisës do të vazhdojë të zbatohet. Ai nuk e mohoi mundësinë që ish-presidenti Pacolli të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.