Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 15:09

Tiranë-Kryqi i Kuq Shqiptar, në përmbushje të misionit të tij humanitar dhe në përgjigje të situatës së krijuar, ka filluar me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, një operacion ndihme për 1.000 familje në zonat e bllokuara nga dëbora.

Përmes një njoftimi për shtyp, Kryqi i Kuq Shqiptar bën të ditur se, “deri tani janë lëvruar ndihma për rrethin e Kukësit, të Shkodrës dhe të Dibrës me nga 50 racione familjare për secilin prej tyre”.

Duke marrë në konsideratë përmasat e katastrofës dhe nevojat e krijuara, Kryqi i Kuq Shqiptar ka filluar të mërkurën në të 39 degët e veta, një fushatë kombëtare për mbledhje fondesh dhe ndihmash për banorët e zonave të izoluara.

Ai iu bën me këtë rast, thirrje për solidaritet të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve që t’u bashkohen përpjekjeve të Kryqit të Kuq Shqiptar për zbutjen e pasojave të rënda të motit të keq te njerëzit më në nevojë.

Ndihmesa qytetare është e mirëpritur në të gjitha degët e Kryqit të Kuq Shqiptar në mbarë vendin dhe mund të konsistojë në ushqime (miell, makarona, fasule, oriz, vaj, sheqer) dhe në batanije.

Për kontributet në të holla numrat e llogarisë janë si më poshtë:
Raiffeisen Bank

LEK: 0100000135 IBAN-AL33202110130000000100000135
EURO: 8020000135 IBAN-AL84202110130000008020000135
USD: 8030000135 IBAN-AL69202110130000008030000135
CHF: 8010000135 IBAN-AL02202110130000008010000135
SWIFT Code- SGSBALTX
Kryqi i Kuq Shqiptar
Banka Credins
LEK: 105090
EURO: 0000113576
USD: 178640 IBAN-AL19212110160000000000178640

SWIFT – CDISALTRXXX
Kryqi i Kuq Shqiptar