Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 17:06

Prishtinë – “Parlamenti i Kosovës është shembull i shkëlqyer se si trajtohen minoritetet”, tha sot në Prishtinë president i Federatës Universale të Paqes për Evropën, në takimin me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

“Megjithëse është institucion i ri, Parlamenti i Kosovës  është shembull i parlamentit modern dhe i demokracisë”, tha Cheol Song.

Në vijim, Krasniqi pasi u njoftua nga Song mbi për promovimin që i bëhet shtetit të ri të Kosovës në botë, e falenderoi, pasi Kosova ka përpara shumë sfida

Zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur, se Yong Cheol Song i dhuroi Jakup Krasniqit diplomën e anëtarësimit në Federatën Universale të Paqes me titullin “Ambasador i Paqes”.

Krasniqi e falënderoi Yong Cheol Song për këtë vizitë që po bën në Kosovë dhe shprehu angazhimin për paqe e harmoni ndërmjet popujve dhe shteteve në rajon e më gjerë.